Kryeministri holandez: Shqipëria NUK është gati për NEGOCIATAT me BE, të nisin me Maqedoninë e Veriut

Publikuar tek: bota, më 17:51 10-12-2019 Kryeministri holandez: Shqipëria NUK është gati për NEGOCIATAT me BE, të nisin me Maqedoninë e Veriut Mark Rutte, kryeministri i Holandës

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte thotë se Shqipëria nuk është gati për të nisur procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Megjithëse Rutte thotë se vendi i tij nuk është kundër procesit të zgjerimit të BE-së, kryeministri holandez shton se Maqedonia e Veriut është më afër këtij qëllimi.

“Hollanda nuk është kundër zgjerimit të BE, por vendet duhet të jenë të gatshme si Mali i Zi kur filloi negociatat. Ne nuk besojmë se Shqipëria është gati të fillojë bisedimet me BE në këtë kohë; dhe për sa i përket Maqedonisë së Veriut, ajo është më afër këtij qëllimi”.

I pyetur nëse viti 2025 është një afat realisht real për hyrjen e një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Rute u përgjigj se pranimi në Union deri në një datë të caktuar nuk është qëllim në vetvete.

Ai shtoi se disa nuk e donin ndarjen e procesit të negociatave të Brukselit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Disa të tjerë nuk e dëshirojnë atë, kjo është arsyeja pse në mbledhjen e fundit të Këshilli Evropian, ne vendosëm të mos përparojmë në hapjen e negociatave me këto vende.”

Rute tha se Holanda nuk ka asgjë kundër zgjerimit të BE, “por duhet të sigurohemi që t’i përmbahemi rregullave dhe se gjithçka duhet të jetë e rreptë dhe e drejtë.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Demokratët shpallin akuzat për shkarkimin e presidentit Trump
Peter Handke merr medaljen Nobel, ia dorëzon vetë Mbreti i Suedisë në një ceremoni të veçantë »
Article Logic
Execution time: 0.012818098068237
array(1) { ["section"]=> string(106) "kryeministri-holandez-shqiperia-nuk-eshte-gati-per-negociatat-me-be-te-nisin-me-maqedonine-e-veriut-189001" }