Kryeministri Hoti jep ‘okay-n’, i çon Presidentit Hashim Thaçi kërkesën për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael

Publikuar tek: rajon, më 08:48 20-10-2020 Kryeministri Hoti jep ‘okay-n’, i çon Presidentit Hashim Thaçi kërkesën për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael Ministrja Haradinaj dhe Kryeministri Hoti

Kryeministri Hoti njofton se ka dhënë pëlqimin e tij për dërgimin e kërkesës te Presidenti Hashim Thaçi për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael.

“Sot, në një takim konsultativ me Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dhash pëlqimin për të dërguar te Presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael.

Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vjen si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan Hoti.

Kujtojmë se, në marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington, me ndërmjetësimin e Presidentit Donald Trump, Izraeli pranoi të njihte Pavarësinë e Kosovës “si kusht” që dy vendet (Kosova dhe Sebria) të firmosnin marrëveshjen për normalizim ekonomik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Frika nga përhapja e koronavirusit, Kosova ndalon vizitat e familjarëve për të burgosurit, komunikim përmes SKYPE dhe telefonatave
»
Article Logic
Execution time: 0.01076602935791
array(1) { ["section"]=> string(119) "kryeministri-hoti-jep-okay-n-i-con-presidentit-hashim-thaci-kerkesen-per-hapjen-e-ambasades-se-kosoves-ne-izrael-224396" }