Kryeministri hungarez Orban letër Salvinit: Ne nuk do t’ju harrojmë kurrë, mbrojtët Evropën Kristiane

Publikuar tek: bota, më 17:19 29-08-2019 Kryeministri hungarez Orban letër Salvinit: Ne nuk do t’ju harrojmë kurrë, mbrojtët Evropën Kristiane Viktor Orban, Mateo Salvini / AP

Mateo Salvini, ministri i Brendshëm i Italisë ka marrë një letër falenderimi ditën e sotme nga kryeministri hungarez Viktor Orban.

Ky i fundit në letër vë në dukje se populli hungarez do ta konsiderojë gjithmonë si një luftëtar për të mbrojtur evropën kristiane.

“Mund t'ju garantoj se ne hungarezët nuk do të harrojmë kurrë se ishit Ju lideri i parë i Evropës Perëndimore që kërkuat ndalimin e flusit të pakontrolluar të emigrantëve në Evropë, përmes detit Mesdhe.

Pavarësisht zhvillimeve të ardhshme në politikën e brendshme italiane dhe nga fakti se u përkasim grupeve të ndryshme parlamentare evropiane, ju konsiderojmë si një shok lufte në luftën tonë për të ndaluar emigracionin e për të ruajtur trashëgimninë kristiane evropiane”, shkruan kryeministri Orban në letrën e tij për Salvinin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036333084106445
array(1) { ["section"]=> string(106) "kryeministri-hungarez-orban-leter-salvinit-ne-nuk-do-t-ju-harrojme-kurre-mbrojtet-evropen-kristiane-176651" }