Kryeministri hungarez: Refugjatët kërcënojnë rrënjët krishtere të vendit, do ndërtojmë tjetër gardh

Publikuar tek: bota, më 19:21 03-09-2015 Kryeministri hungarez: Refugjatët kërcënojnë rrënjët krishtere të vendit, do ndërtojmë tjetër gardh

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tregohet i vendosur në “luftën” kundër dyndjes së refugjatëve nga Lindja e Mesme.

Megjithëse Hungaria përdoret më shumë si një vend tranzit nga ku emigrantët synojnë shtetet e Europës Perëndimore, Orban i trembet tejmbushjes së hungarisë me emigrantë myslimanë, çka e ka shprehur sërish në një deklaratë për media.

Sipas tij, “refugjatët myslimanë nga vendet e Lindje së Mesme kërcënojnë rrënjët e krishtere të vendit”. Orban u shpreh i gatshëm për nisjen e punimeve për ndërtimin e një tjetër barriere kundër emigrantëve, kësaj here në kufi me Kroacinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.047286033630371
array(1) { ["section"]=> string(103) "kryeministri-hungarez-refugjatet-kercenojne-rrenjet-krishtere-te-vendit-do-ndertojme-tjeter-gardh-19896" }