Kryeministri i Francës: Duhet të braktiset qëndrimi me dy fytyra për anëtarësimin e Turqisë në BE

Publikuar tek: bota, më 18:50 07-10-2016 Kryeministri i Francës: Duhet të braktiset qëndrimi me dy fytyra për anëtarësimin e Turqisë në BE

Kryeministri francez, Manuel Valls, ka deklaruar se duhet të hiqet dorë nga dyfytyrësia në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Në një fjalim në lidhje me Evropën në Institutin Jacques Delors në Paris, Vallas ka folur për negociatat e kryera mes Turqisë dhe BE-së. Duke mbrojtur qëndrimin se zgjerimi i BE-së duhet të ketë kufij të caktuar Valls tha se "Duhet të braktiset qëndrimi me dy fytyra në çështjen e anëtarësimit të Turqisë dhe të kryhet një debat i vërtetë mbi këtë çështje."

Ndër të tjera duke u shprehur se Turqia "është një partner shumë i rëndësishëm, është shumë e nevojshme për mbrojtjen tonë të përbashkët dhe është një vend anëtar i NATO-s", Vallas theksoi se Turqia është një vend islam modern, dhe se në të kaluarën, sot dhe nesër do të ketë gjithmonë vend në Evropë.

"Debati i vërtetë në çështjen e anëtarësimit është të dihet se ku fillon dhe mbaron Evropa, ka shtuar Valls dhe ka theksuar më tej se përsëri është e rëndësishme që vendet të kuptojnë se si ata janë të gatshëm për të ndarë një fat nga pikëpamja gjeografike.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se vendet e Ballkanit do të mund të anëtarësohen kur të vijë koha e duhur, Vallas ka mbrojtur idenë se bashkë me këtë BE-ja kur të jetë e nevojshme duhet të dijë të thotë "jo" në lidhje me këtë çështje.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01121997833252
array(1) { ["section"]=> string(102) "kryeministri-i-frances-duhet-te-braktiset-qendrimi-me-dy-fytyra-per-anetaresimin-e-turqise-ne-be-55427" }