Kryeministri i Italisë Giuseppe Contes u komunikon ministrave dorëheqjen

Publikuar tek: rajon, më 10:27 26-01-2021 Kryeministri i Italisë Giuseppe Contes u komunikon ministrave dorëheqjen

Kryeministri Giuseppe Conte u ka komunikuar pak momente më parë dorëheqjen ministrave të tij.

Conte ka mbajtur një takim me kabineti në 09.00 të mëngjesit ku i ka njoftuar edhe dorëheqjen, ndërsa pak më vonë do të dorëzojë zyrtarisht dorëheqjen presidentit Sergio Mattarella.

Më herët mediat italiane thanë se dorëheqja ishte një taktikë e Conte që synon maksimizimin e shanseve të tij për të udhëhequr me një qeveri të re.

Kryeministri i Italisë mbijetoi në të dy dhomat e parlamentit javën e kaluar, pasi ish-kryeministri, Matteo Renzi shkaktoi një krizë politike duke tërhequr partinë e tij “Italia Viva” nga koalicioni qeverisës. Sidoqoftë, votëbesimi në dy dhomat e parlamentit e la Conten në pushtet, por vetëm me një shumicë të dobët dhe ai që atëherë nuk ka arritur të forcojë mbështetjen.

Sipas mediave atje, Conte ka qenë nën presion nga dy partitë kryesore të koalicionit - Lëvizja Pesë Yje (M5S) dhe partia Demokratike (PD) - për të dhënë dorëheqjen paraprakisht para votimit të së Mërkurës, në mënyrë që të ketë një shans më të mirë për të marrë një mandat nga Mattarella për të formuar një qeveri të re të mbështetur nga një koalicion më i gjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Serbia fillon vaksinimin masiv, mbi 250 mijë qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID
»
Article Logic
Execution time: 0.011011123657227
array(1) { ["section"]=> string(79) "kryeministri-i-italise-giuseppe-contes-u-komunikon-ministrave-doreheqjen-236436" }