Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Nga muaji i ardhshëm paga minimale do të arrijë 14.500 denarë

Publikuar tek: rajon, më 20:54 14-11-2019 Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Nga muaji i ardhshëm paga minimale do të arrijë 14.500 denarë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka përshëndetur mbrëmjen e sotme miratimin e Ligjit për pagën minimale nga ana e deputetëve.

Përmes një postimi në 'Facebook', ai shpreh urimet që duke nisur nga muaji i ardhshëm paga minimale do të arrijë 14.500 denarë.

'Urime deri tek të gjithë të punëtor dhe punëtoret! Ligji për pagën minimale është votuar në Kuvend. Që nga muaji i ardhshëm paga minimale do të arrijë 14.500 denarë. Çdo qytetar meriton të ketë jetë të mirë, prandaj pagën minimale prej 9.500 denarë në fillim të mandatit, e rritëm në 14.500 denarë', është shprehur Zaev.

Më tej, ai ka shtuar se do të vazhdojë të angazhohet për një standard më të mirë të jetës për qytetarët.

'E përmirësojmë standardin e jetës të qytetarëve dhe vazhdojmë të luftojmë që Maqedonia e Veriut të bëhet vend më i mirë për të gjithë', ka përfunduar Zaev.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024006128311157
array(1) { ["section"]=> string(104) "kryeministri-i-maqedonise-se-veriut-nga-muaji-i-ardhshem-paga-minimale-do-te-arrije-14-500-denare-185920" }