Kryeministri i ri i Kosovës Avdullah Hoti, reagon Grenell: Mezi pres partneritetin me të

Publikuar tek: rajon, më 14:24 03-06-2020 Kryeministri i ri i Kosovës Avdullah Hoti, reagon Grenell: Mezi pres partneritetin me të

I dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell ka uruar qeverinë e re me në krye Avdullah Hotin.

Në një komunikim për mediat, Grenell ka thënë se mezi pret rifillimin e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë.

"E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Grenell.

Kujtojmë që ditën e sotme me 61 vota pro, 24 vota kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar qeveria e re e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet me kryeministër Avdullah Hotin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097370147705078
array(1) { ["section"]=> string(93) "kryeministri-i-ri-i-kosoves-avdullah-hoti-reagon-grenell-mezi-pres-partneritetin-me-te-208917" }