Kryeministri i Spanjës i mbyll derën Skocisë: Nëse Mbretëria e Bashkuar largohet, iu merr me vete

Publikuar tek: bota, më 22:41 29-06-2016 Kryeministri i Spanjës i mbyll derën Skocisë: Nëse Mbretëria e Bashkuar largohet, iu merr me vete

Frika nga shkëputja e Kalatonjës dhe situata aspak e favorshme politike në Spanjë, e kanë detyruar kryeministrin ende në detyrë Mariano Rajoy të jetë i qartë dhe i vendosur sa i përket pretendimeve të Skocisë për të qëndruar brenda Bashkimit Europian.

Pas samitit të zhvilluar në Bruksel, Rajoy u shpreh se largimi i Mbretërisë së Bashkuar sjell automatikisht edhe largimin e Skocisë nga BE.

“Dua të jem shumë i qartë, Skocia nuk ka kompetencat për të negociuar me Bashkimin Europian dhe Spanja kundërshton çdo negociatë me atë që nuk është pjesë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Nëse Mbretëria e Bashkuar ikën, ikën edhe Skocia”, theksoi kryeministri spanjoll.

Rajoy ka mbajtur të njejtin qëndrim edhe gjatë referendumit të zhvilluar vitin e kaluar për shkëputjen e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar, duke theksuar se në rast të pavarësisë Edinburgut do i duhej të negocionte nga fillimi anëtarësimin në BE.

Por zyrtarët më të lartë skocez ka kanë kërkuar një referendum të dytë për pavarësinë nga Mbretëria duke u shprehur se vendi që ata votuan për të qëndruar një vit më parë, nuk ekziston më. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074188709259033
array(1) { ["section"]=> string(101) "kryeministri-i-spanjes-i-mbyll-deren-skocise-nese-mbreteria-e-bashkuar-largohet-iu-merr-me-vete-44989" }