Kryeministri i Ukrainës shpall vendimin për dorëheqje

Publikuar tek: bota, më 07:04 21-05-2019 Kryeministri i Ukrainës shpall vendimin për dorëheqje

Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, tha se do të japë dorëheqje.

 

Në një deklaratë televizive, ai tha se do të largohet në takimin e ardhshëm të qeverisë, më 22 maj.

Njoftimi i tij vjen pak orë pasi Volodymyr Zelensky u betua si president i Ukrainës dhe tha se do të shpërbëjë parlamentin dhe do të mbajë zgjedhje të reja brenda dy muajsh.

Hroysman, i cili është anëtar i bllokut të ish-presidentit Petro Poroshenko, tha se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Hroysman, 41 vjeç, ka qenë kryeministër qysh në prill të vitit 2016.

Ai ka shërbyer më herët si kryetar i parlamentit, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

Dorëheqja e tij i pason ato të dy anëtarëve të tjerë të kabinetit: ministrit të Mbrojtjes, Stepan Poltorak, dhe të shefit të Shërbimit të Sigurisë, Vasyl Hrytsak. Të dy ata dhanë dorëheqje të hënën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024628162384033
array(1) { ["section"]=> string(60) "kryeministri-i-ukraines-shpall-vendimin-per-doreheqje-165069" }