Kryeministri Italian Renzi gjithë kohën në telefon gjatë samitit në Rusi, habitet edhe Putini

Publikuar tek: bota, më 19:33 19-06-2016 Kryeministri Italian Renzi gjithë kohën në telefon gjatë samitit në Rusi, habitet edhe Putini

Mateo Renzi, kryeministri i Italisë duket se e ka lënë me gojë hapur presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa dy liderët bashkë morën pjesë në forumin ekonomik që u mbajt në Rusi, dhe që sipas medias ndërkombëtare u konsiderua edhe si një afrim i Bashkimit Evropian me Rusinë.

Takimi u zhvillua të premten dhe mediat ndërkombëtare kanë kapur foto të kryeministrit Italian Renzi që gjatë gjithë kohës së forumit ekonomik, ishte duke parë telefonin apo duke i shkruar dikujt.

Një fakt I tillë ka tërhequr edhe vëmendjen e Putinit në disa raste. Pavarësisht se fjalët e Renzit ishin shumë shpresëdhënëse për një bashkëpunim më të mirë mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë. “Ne duam që Evropa dhe Rusia të jenë fqinjë të jashtëzakonshëm sërish” ishte deklarata e kryeministrit Renzi gjatë takimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028592109680176
array(1) { ["section"]=> string(98) "kryeministri-italian-renzi-gjithe-kohen-ne-telefon-gjate-samitit-ne-rusi-habitet-edhe-putini-44010" }