Kryeministri në një rol kundër ligjit, del VIDEOJA ku Rama shqyen derën me shqelm

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:28 14-10-2019 Kryeministri në një rol kundër ligjit, del VIDEOJA ku Rama shqyen derën me shqelm Edi Rama

“I Love Tropoja” është filmi ku kryeministri shfaqet në rolin e një personzhi të vrazhdë që nuk respekton ligjin.

Ndryshe nag jeta reale, ku kërkon respektimin e ligjit, Rama vjen jashtë të parashikueshmes.

Në një video të publikuar nga producenti i filmit Ermal Mamaqi, kreu i qeverisë shfaqet duke I gjuajtur derës me shqelm, ndërsa në një pasazh tjetër duke hequr syzet dhe duke parë me inat.

Nën petklun e rolit, ai është i veshur me paruke të zeza e të gjata dhe me syze, ndërsa njërin sy të modifikuar. Siç ka raportuar Neësbomb.al edhe më parë, Rama vjen në rolin e dajës së  personazhit të Ermal Mamaqit, një djalë i urtë, por që merret peng për ta martuar me zor.

Prindërit e Ermal Mamaqit, ku rolin e të atit e luan aktori Bujar Asqeriu, janë nga Tirana, tipa civilë, madje nëpër ambientet e shtëpisë rrinë veshur lirshëm, vec me të brendshme (dhe jo më kot është evidentuar ky detaj). Ata i kërkojnë ndihmë dajës, që është Edi Rama, për të liruar nga pengmarrja djalin e tyre të cilin po e martojnë me zor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039040803909302
array(1) { ["section"]=> string(87) "kryeministri-ne-nje-rol-kunder-ligjit-del-videoja-ku-rama-shqyen-deren-me-shqelm-182016" }