Kryeministri nuk ndal fushatën elektorale, Basha jep 'LAJMIN E KEQ' për Ramën (MESAZHI PËR QYTETARËT)

Publikuar tek: politike, më 15:14 16-06-2019 Kryeministri nuk ndal fushatën elektorale, Basha jep 'LAJMIN E KEQ' për Ramën (MESAZHI PËR QYTETARËT)

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar para pak minutash për deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra nga takimet në fushata elektorale.

Basha pretendon se prej javësh Rama po ngjall panik, po kërcënon me diegje të vendit dhe me burgosje të të gjithë opozitës.

Kreu i opozitës jep lajmin e keq për kryeministrin, teksa i thotë se 'Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet'.

'Dua t’u them të gjithë bashkëqytetarëve të mi se duhet të jenë të sigurtë, asgjë e keqe nuk do të ndodhë: Edi Rama do të ikë dhe të vetmit që do të marrë me vete do të jenë mercenarët e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin', shkruan ndër të tjera Basha në Facebook.

Reagimi i plotë i Bashës:

Edi Rama ka javë që bredh nëpër Shqipëri duke ngjallur panik e duke kërcënuar sa me djegie të vendit dhe sa me burgosje të të gjithë opozitës. Kam një lajm të keq për të: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet.

Këto muaj e fundit Rama ka ndaluar dhe arrestuar qindra qytetarë dhe opozitarë, së fundi drejtuesit e PD së Elbasanit dhe Librazhdit, dhe të gjithë e kanë parë se askush nuk trembet nga kërcënimet dhe veprimet e tij perverse.

Këtë shqiptarët po ja provojnë atij përditë kudo nëpër Shqipëri, të cilën ai tani e viziton nën mbrojtjen e qindra forcave policore, sikur të jetë duke ecur përmes një territori armik dhe jo vendit të tij.

Fundi i tij dhe i veglave të tij qorre në kuvend, qeveri, polici, prokurori është i pashmangshëm!

Ai e di këtë, prandaj është shpërfytyruar dhe po bën atë që bëjnë kriminelët kur rrethohen: po kërcënon se do të shpërthejë bombën e do t’i hedhë të gjithë në erë.

Dua t’u them të gjithë bashkëqytetarëve të mi se duhet të jenë të sigurtë, asgjë e keqe nuk do të ndodhë: Edi Rama do të ikë dhe të vetmit që do të marrë me vete do të jenë mercenarët e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin. #ShqipëriaSiEuropa #21qershor

64230015_2458630884188078_8868877101374111744_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012753963470459
array(1) { ["section"]=> string(103) "kryeministri-nuk-ndal-fushaten-elektorale-basha-jep-lajmin-e-keq-per-ramen-mesazhi-per-qytetaret-168439" }