Kryeministri Rama: Çadra nuk do ju mbrojë nga Reforma në Drejtësi dhe Vetingu

Publikuar tek: politike, më 18:23 19-02-2017 Kryeministri Rama: Çadra nuk do ju mbrojë nga Reforma në Drejtësi dhe Vetingu

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot gjatë “Komunikimit të Javës” protestën e opozitës duke thënë se kërkesa për zgjedhje të lira dhe të ndershme është qesharake pasi qëllimi i vërtetë i protestës sipas tij është pengimi i Reformës në Drejtësi dhe Vetingut.

Rama tha se është e drejtë e qytetarëve të protestojnë duke shtuar se pas shqiptarëve të varfër fshihen udhëheqësit e Partisë Demokratike që kanë bilanc të errët në realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Rama u shpreh se nuk ka asnjë indikacion dhe fakt që ai është kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme duke premtuar se zgjedhjet e 18 qershorit do jenë më të mirat.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Respekti për njerëzit e zakonshëm që duan të protestojnë nuk duhet të na pengojnë të ngremë pyetjen “Psenë” e protestës.

Më tingullon vërtet qesahrake që këta udhëheqës të protestojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pse kush ëshët kundër zgejdhjeve të lira dhe të ndershme. A ka ndodokush ndonjë fakt konkret që mund të shërbejë si provë se zgjedhjet e ardhshme nuk do jenë të lira dhe të ndershme. Si mund të besohet kjo kur opozita ka braktisur që në krye të herës Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Ata kanë një bilanc shumë të errët qoftë me lirinë apo standartet e zgjedhjeve.

Udëheqësit e kësaj proteste kanë qenë për një kohë mjaft të gjatë në pushtet. Gjatë kësaj kohe Shqipëria ka bërë shumë pak progres.

Poashtu ata shohin çdo ditë se reformat tona po presin fije të lidhura me interesa shumë të errëta. Reforma në Drejtësi dhe Vetingu janë shprejha më e qartë e vendosmërisë për të bërë shtet.

Vetingu do të pastrojë duart e drejtësisë dhe politikanët nuk do mundet të vazhdojnë më teatrin e virgjëreshave.

SHBA dhe BE e mbështesin dhe do ta garantojnë këtë reformë me monitoruesit e tyre. Ata që erdhën dje në bulevard e duan Reformën në Drejtësi dhe Vetingun njësoj si unë dhe shumë të tjerë. Ndërsa ata që i thirrën në protestë nuk e duan, ata i friken Reformës në Drejtësi dhe Vetingut. Ata duan t’i mbrojnë me çdo kusht të korruptuarit në drejtësi dhe janë gati t’i hapin luftë Sheteteve të Bashkuara dhe BE-së. Dhe të gjitëh këtë e maskuan me kërkesën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Padiskutim që zgjedhjet e 18 qershorit do jenë të lira dhe të ndershme. Do jenë më të mirat. Ne jemi me krenari një qeveri që e mbështet pa asnjë rezervë Reformën në Drejtësi që duhet të nisë një orë e më parë me zbatimin e Vetingut.

Boll është dhunuar ky vend nga ata që sot fshihen pas të varfërve.

Njerëzit janë të lirë të protestojnë kundër qeverisë dhe të kërkojnë largimin e kësaj qeverie një orë e më parë.

Por nëse çadra e ngritur dje do shërbejë si çadra për t’u mbrojtur nga Reforma në Drejtësi, ata, qytetarët e thjeshtë do jenë më të zhgënjyerit.

Ne do të kërkojmë një mandat tjetër në qershor për shqipërinë dhe fëmijët e këtij vendi. 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010122060775757
array(1) { ["section"]=> string(82) "kryeministri-rama-cadra-nuk-do-ju-mbroje-nga-reforma-ne-drejtesi-dhe-vetingu-69242" }