Kryeministri Rama i mori emrin për djalin e vogël, kryebashkiaku socialist nderon Zaho Kokën

Publikuar tek: aktualitet, më 13:02 09-06-2019 Kryeministri Rama i mori emrin për djalin e vogël, kryebashkiaku socialist nderon Zaho Kokën

Kryebashkiaku socialist i Himarës Jorgo Goro ka nderuar ditën e sotme figurën e Heroit të Popullit Zaho Kokën, prej nga marrë edhe emrin Zaho Rama, djali i vogël i kryeministrit Edi Rama.

Zaho Koka u nderua nga Goro dhe disa qytetarë të Himarës, pasi 75 vite më parë dha jetën në Luftën Nacional-Çlirimtare.

Ai u vra nga nazistët në Vuno, tek Kisha e Shën Pjetrit në të dalë të fshatit.

Pikërisht kjo ishte edhe një ndër arsyet se përse kryeministri i vuri djalit të tij emrin e Zahos.

Në një intervistë të dhënë 5 vite më parë, bashkëshortja e Ramës, Linda, tregoi se edhe nëna e kryeminkistrit është nga Vuno dhe historia e këtij heroi i intrigon shumë.

Postimi i plotë i Jorgo Goros:

Zaho Koka, Hero i Popullit. 75 vjet më parë nazistët vranë në Vuno, tek Kisha e Shën Pjetrit në të dalë të fshatit, një nga luftëtarët më trima të Luftës Nacional-Çlirimtare, që ka patur Bregdeti. Zaho Kokën e lartësuar edhe në vargje e këngë. I paharruar kujtimi i Tij!

“Himarë e bukur Himarë
posht ke det e lart ke malë
shtat fshatëra me rradhë
gjerdan me margaritarë.

Këtu ku zbriti Bajroni
Jul Qezari dhe Stroboni
ku u rrit Kollokotroni
Zaho Koka, Kaçandoni.”

62255070_2808398085854481_1567813133492289536_n.jpg

62488689_2808398052521151_8194257701904056320_n.jpg

62104347_2808398022521154_4573891525993299968_n.jpg

62481886_2808398095854480_8643853491174899712_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032816171646118
array(1) { ["section"]=> string(98) "kryeministri-rama-i-mori-emrin-per-djalin-e-vogel-kryebashkiaku-socialist-nderon-zaho-koken-167538" }