Kryeministri Rama i rikthehet incidentit me vezët, flet për protestuesen që e qëlloi

Publikuar tek: politike, më 23:02 20-05-2016 Kryeministri Rama i rikthehet incidentit me vezët, flet për protestuesen që e qëlloi

Qendra për Hapje e Dialog në Kryeministri, COD, hapi sot sezonin e radhës të vitit 2016, të titulluar “Hapësira ku jetojmë, hapësira që ndajmë dhe hapësira që lëmë pas”.

Në hollin protokollar të Kryeministrisë, COD, në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës, prezanton ekspozitën “Qiell, up and doën”. Alban Muja dhe Olson Lamaj, dy artistë bashkëkohorë prezantojnë punimet e tyre në instalacione, piktura e vizatime.

Piktori Alban Muja, ekspozon serinë “Ëindoës seat”, (Sedilja pranë dritares) me 25 vizatime dhe 2 piktura të dimensioneve të ndryshme, skicuar gjatë fluturimeve në SHBA. Artisti Olson Lamaj, shprehet nëpërmjet dy instalacioneve, “Sky Color”(Ngjyra e Qiellit) dhe “Blue Meteor” (Meteori Blu), të cilët në nuancat e blusë projektojnë dëshirat, ëndrrat dhe aspiratat njerëzore.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se “salla COD në kryeministri deri para pak kohësh vizitorët e saj të vetëm kishte minjtë, ndërsa falë një investimi ajo është kthyer hapësire kushtuar artit dhe njerëzve të tij”.

“E vërteta është se kjo hapësirë është krijuar për të qenë në dispozicion të publikut, të njerëzve të artit, të kulturës dhe të librit, për të qenë në dispozicion të njerëzve të debatit dhe të atyre që duan të protestojnë kundër qeverisë. E kam thënë disa herë, mbase është e vështirë për njerëzit ta besojnë se kjo është e mundur, por duke qenë se herë pas herë përpara kryeministrisë ka njerëz që protestojnë, i ftoj që, nëse dëshirojnë, kur organizojnë një protestë, të rezervojnë këtë hapësirë këtu. Kuptohet, hapësira nuk është për të sjellë të gjithë protestuesit brenda, por një përfaqësi, e cila të shfrytëzojë kohën televizive që mund ta marrë falas nga godina e kryeministrisë dhe nëse dëshiron të rezervojë edhe një ministër apo një përfaqësues të qeverisë, për të shprehur konkretisht arsyet e protestës dhe për të dëgjuar nga ana jonë argumentet tona”, deklaroi Rama.

Më tej, kryeministri nuk harroi  të përmendë se në COD kanë gjetur hapësirën e tyre edhe njerëzit e thjeshtë, ndër ta edhe protestues. Ai shtoi se njëra prej tyre është vlerësuar me çmim pikërisht në këtë sallë, ku iu referua Bora Memës, e cila me herët ka qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit.

“E them këtë me shumë sinqeritet dhe më erdhi mirë, në fakt, që kjo ndodhi spontanisht dhe një vajzë që me pasion jeton kundërshtinë ndaj qeverisë dhe meje mori këtu një çmim, që nuk e mori nga qeveria, kuptohet. Nuk shkojmë deri në hipokrizinë që t’i japim çmime atyre që nuk na duan. Por sigurisht jemi të detyruar të ndajmë me ta hapësirën. Ky është edhe objektivi i këtij projekti, i çeljes së këtij kati që deri përpara dy vitesh e gjysmë ishte i mbyllur, i papërdorur, i mbushur me lagështirë dhe të vetmit frekuentues kishte një çetë minjsh, që hipnin e zbrisnin nga ky kat në bodrum, nga bodrumi në këtë kat dhe ndanin bashkë me qeverinë, godinën e kryeministrisë”, deklaroi Rama.

Ndërkohë kryebashkiaku, Erion Veliaj, në fjalën e tij vuri theksin se qytetarët kanë nevojë edhe për art, ndaj shtoi se çelja e kësaj salle është një domosdomshmëri.

“Unë e di shumë mirë se ka njerëz që i kritikojnë ekspozitat, por dua tu kujtoj atyre se njerëzit nuk jetojnë vetëm nga buka, por jetojnë edhe nga arti”, u shpreh Veliaj.

Ndërkaq, në sallën digjitale, Olson Lamaj projekton filmin “Hoë stars are born?” (Nga vijnë yjet?) dhe Alban Muja pjesën “Legendary Dog” (Qeni legjendar).

Në sallën “Tako Artistin”, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, COD i hap dyert projektit të ri të sheshit të kryeqytetit. Maketi i qendrës së Tiranës, për të cilën ende po punohet, vihet në dispozicion të qytetarëve. Ata kanë mundësi të njihen me projektin e këtij ekosistemi të ri urban. Njëkohësisht ta komentojnë, të japin përshtypjet e tyre dhe të shkëmbejnë ide, duke lënë gjurmën e vet në përmirësimin e një qyteti që u përket të gjithëve.

Në sallën e minilabit, kuratoret Alketa Misja dhe Dhurata Thanasi Daneri prezantojnë ekspozitën “ARTifact”, me fotografi dhe materiale të ish-Kombinatit të Autotraktorëve, Tiranë, sot i lënë në harresë. Nëpërmjet imazheve dokumentuese, kushdo mund të përjetojë dhe interpretojë sipas këndvështrimit personal, punën gjigante të bërë për gati katër dekada gjatë periudhës totalitare, në një nga veprat më të mëdha industriale të Shqipërisë, që mori energjinë e shumë projektuesve, inxhinierëve dhe punëtorëve.

Në forumin e COD, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e qeverisë gjermane, merr jetë projekti kinematografik “Dialog për të shkuarën”. Një seri filmash mbi të kaluarën trajton mënyrën se si trashëgimia e së djeshmes jodemokratike ndikon në shoqërinë e sotme. Çdo shfaqje ndiqet nga një sesion diskutimesh të të rinjve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, që ndërveprojnë me regjisorë të njohur, historianë dhe ish-të dënuar të mendimit. Ky program filmi synon të theksojë faktin që dialogu për të shkuarën dhe transparenca e së sotmes janë parakushte të së ardhmes demokratike.​

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një kryebashkiak ka 5 emra, një tjetër fshehu arrestimin
Klosi: Në ligjin e ri të fëmijëve, penaliteti maksimal për dhunuesit »
Article Logic
Execution time: 0.010656833648682
array(1) { ["section"]=> string(89) "kryeministri-rama-i-rikthehet-incidentit-me-vezet-flet-per-protestuesen-qe-e-qelloi-41049" }