Kryeministri Rama: U lodhët 56 vjet, denonconi zyrtarët që ju kërkojnë certifikata

Publikuar tek: politike, më 11:49 05-10-2017 Kryeministri Rama: U lodhët 56 vjet, denonconi zyrtarët që ju kërkojnë certifikata

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka deklaruar se të gjithë dokumentet që më parë kërkoheshin në letër për të kryer procedurat e nevojshme tashmë do të sigurohen online përmes portalit e-albania.

Do të jetë nënpunësi i shtetit vetë që do t’ia sigurojë këto dokumenta qytetarëve, pa qenë nevoja që ata të shkojnë nëpër sportele të ndryshme për t’i tërhequr ato.

Në rast se nuk veprohet kështu nga ana e nënpunësit, kryeministri i ka bërë thirrje qytetarëve ti denoncojnë ata që kërkojnë ende certifikata.

 “Dëshiroj të bëj një përmbledhje të masave të marra deri më sot për një nga zotimet më kryesore por edhe një nga rrugët kryesore që duhen hapur për të cliruar sa më shumë energji pozitive dhe për të nxitur sa më shumë rritjen ekonomike që lidhet me uljen drastike të peshës së burokracisë mbi shpatullat e njerëzve.

Sot jemi në një situatë të ndryshme nga ajo ku ishim vetëm pak ditë më parë kur qeveria e re filloi punën pasi ka një numër të konsiderueshëm letrash që përkthehen në pritje, në shpenzime që nuk duhet tu kërkohen më qytetarëve nga shteti në pikat e shërbimeve.

Deri dje ju nxinim jetën qytetarëve në rrugë, në rradha me shërbimet përkatëse dhe sot qytetarët duhet të refuzojnë cdo zyrë madje dhe të denoncojnë cdo zyrë e nënpunës që jua kërkon të printuara me vete. Aty ku për shkak të shërbimit kërkohen këto dokumenta i takon nënpunësit që ti sigurojë këto përmes kompjuterit.

Së fundmi ministri i financave dhe ekonomisë ka urdhëruar të gjithë institucionet e vartësisë që mos kërkojnë më dokumentat e mëposhtme

1.Certifikatën e regjistrimit në QKB

2.Vërtetimin për pagim detyrimesh

3.Vërtetimin për individ të paregjistruar

4.Vërtetim xhiro për tre vitet e fundit

5.Statusi aktiv/ pasiv i biznesit

6.Dëshmi penaliteti dhe vërtetim të gjendjes gjyqësore të individit

Të gjithë llojet e dokumentave që gjenerohen nga gjendja civile, te gjitha këto anullohen dhe për të gjitha këto është nëpunësi përkatës që ti garantojë shërbimin qytetarëvë përmes portalit online e-albania. Për të dhënë një shpjegim që kjo do të thotë 56 vjet pritje në harkun e 1 viti që konsumohen nga qytetarët, nga kompanitë thjesht dhe vetëm për të marrë vërtetime, dokumenta, certifikata.

Vetëm vërtetime nga drejtoria e tatimeve 275.702 në një vit duke u referuar vitit të shkuar, janë 275 702 rrugëtime, rradha pritje, raste brenda të cilave ndodh rëndom që për ta mbyllur këtë punë sa më shpejt detyrohen të japin bakshish.

Afro 10 mijë autorizime nga Drejtoria e Doganave, për të gjitha këto duhen pagesa, 56 vjet pritje nëpër rradha për të marrë këto që sot që flasim nuk ekzistojnë më për qytetarët, ose për kompanitë.

Ky është një proces që brenda 100 ditëve do të shkojë shumë më thellë dhe do shtrihet në heqje autorizimesh të tjera e kështu me rradhë, kemi një proces që cdo mbledhje qeverie vazhdon në mënyrë që të arrijmë të rregullojmë maksimalisht marrëdhënien mes shtetit dhe qytetarit”, është shprehur Rama gjatë konferencës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet Alibeaj pas përjashtimit të Bashës nga Kuvendi: Snajperat e Gramoz Ruçit s’mund të na e mbyllin gojën
Certifikatat online, si do ia bëjnë të moshuarit që s’dinë kompjuterin? Përgjigjet prerë Rama »
Article Logic
Execution time: 0.012773990631104
array(1) { ["section"]=> string(86) "kryeministri-rama-u-lodhet-56-vjet-denonconi-zyrtaret-qe-ju-kerkojne-certifikata-94815" }