Kryeministri spanjoll zbret në zemrën e protestës në Barcelonë: Nuk tërhiqemi! Viziton policët e plagosur dhe kthehet në Madrid (SITUATA për PAVARËSINË)

Publikuar tek: bota, më 17:27 21-10-2019 Kryeministri spanjoll zbret në zemrën e protestës në Barcelonë: Nuk tërhiqemi! Viziton policët e plagosur dhe kthehet në Madrid (SITUATA për PAVARËSINË) Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez vizitoi policët e plagosur në Katalonia

Pedro Sanchez, kryeministri i Spanjës denoncoi protestuesit “radikalë dhe të dhunshëm” gjatë një vizite në Barcelonë ditën e sotme (e hënë), ndërkohë që politikanët në të dy anët, majtas e djathtas, i kërkuan atij që të bëjë më shumë për t’iu përgjigjur në jave të gjatë me demonstrata në Katalonia.

Zoti Sanchez ka refuzuar dy herë gjatë fundjavës të pranojë telefonatat nga Quim Torra, kreu i qeverisjes rajonale pro-pavarësisë.

Duke u folur policëve, kryeministri denoncoi elementët radikalë dhe të dhunshëm që kanë vendosur të kthejnë Barcelonën në teatrin e tyre të operacioneve, raporton FT. “Ata duan ndoshta të këmbëngulin, për ta kthyer këtë në një krizë kronike, por ne jemi më shumë ngulmues”, shprehet Sanchez.

Të hënën, kryeministri vizitoi oficerët e policisë të lënduar në spital. Por, u kthye në Madrid pa u takuar me zotin Torra që e akuzon për dështim në denoncimin e dhunës dhe që nuk përfaqëson gjysmën e shoqërisë së Katalonias që është oponente e Pavarësisë.

Ministri i Brendshëm spanjoll tha në fundjavë se 288 policë janë plagosur në protesta, ndërkohë që 267 makina të policisë janë dëmtuar dhe 194 protestues janë ndaluar.

Demonstratat e së dielës ishin më paqësore, me autoritetet në Katalonia që thanë se nuk kishte incidente dhe kështu pritet edhe të hënën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024464845657349
array(1) { ["section"]=> string(155) "kryeministri-spanjoll-zbret-ne-zemren-e-protestes-ne-barcelone-nuk-terhiqemi-viziton-policet-e-plagosur-dhe-kthehet-ne-madrid-situata-per-pavaresine-182939" }