Kryeministri u dorëhoq pas vrasjes së gazetarit investigativ, protestuesit pushtojnë sheshet e Sllovakisë

Publikuar tek: rajon, më 22:02 16-03-2018 Kryeministri u dorëhoq pas vrasjes së gazetarit investigativ, protestuesit pushtojnë sheshet e Sllovakisë Foto nga protesta

Pas dorëheqjes së kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico, pas vrasjes së gazetarit investigativ dhe të dashurës së tij, Sllovakia nuk po gjen ende qetësi.

Mbi 65 mijë protestues kanë mbushur sheshet e vendit duke organizuar protesta anti-qeveritare.

Demostruesit për të tretën javë rresht bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme, pasi gazetari Jan Kuciak dhe e dashura e tij Martina Kusnirova u vranë në shtëpinë e tyre.

Qeveria aktuale do të drejtojë vendin deri në vitin 2020, ndërkohë që protesta kundër kësaj qeverie është shtrirë në 35 qytete të vendit.

Protesta e javës së kaluar në Bratislavë mendohet të jetë demonstrata më e madhe në vend që nga rënia e komunizmit, me më shumë se 40 mijë pjesëmarrës, raporton BBC.

Për ngjarjen e rëndë deri më tani janë arrestuar 7 persona, të cilët po merren në pyetje nga policia, por ende nuk ka një të akuzuar përfundimtar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10638809204102
array(1) { ["section"]=> string(111) "kryeministri-u-dorehoq-pas-vrasjes-se-gazetarit-investigativ-protestuesit-pushtojne-sheshet-e-sllovakise-113521" }