Kryeministri Zaev të mërkurën në Tiranë, takohet me Ramën

Publikuar tek: rajon, më 21:59 11-03-2019 Kryeministri Zaev të mërkurën në Tiranë, takohet me Ramën Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe kryeministri i Shqiperise, Edi Rama

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nxjerrur një njoftim zyrtar ku informon se kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, të mërkurën do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. 

Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, janë parashikuar takime në nivel delegacionesh dhe nivel shtetëror.

Më datë 13 mars kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar do të takohen me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ku më pas do të ketë konferencë të përbashkët. Pas këtij takimi parashikohet edhe një takim protokollar me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi’, thuhet në njoftimin e qeverisë maqedonase.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064480304718018
array(1) { ["section"]=> string(63) "kryeministri-zaev-te-merkuren-ne-tirane-takohet-me-ramen-156059" }