Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin Baton Haxhiu, nga Salla e Hartave.
Ambienti i Kryeministrisë ku mbahen konferenca dhe mbledhje të rëndësishme ka pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti.
Rama ka qëndruar përballë gazetarit Haxhiu, të dy të rrethuar nga thasë me çimento, skela e vegla të punëtorëve që po merren me riparimin e ambienteve.