Kryeministrja britanike May: Po largohem nga detyra krenare dhe e zhgënjyer

Publikuar tek: bota, më 20:24 12-07-2019 Kryeministrja britanike May: Po largohem nga detyra krenare dhe e zhgënjyer

Kryeministrja britanike Theresa May u shpreh sot se po largohet nga detyra e saj krenare dhe e zhgënjyer njëkohësisht.

May do të dorëzoi detyrën këtë muaj pasi dështoi në premtimin e saj kryesor për të udhëhequr vendin në procesin daljes nga Bashkimi Evropian.

Kryeministrja britanike dështoi të bind parlamentin për të votuar marrëveshjen e negociuar me Bashkimin Evropian, ndërsa tha se se ajo nënvlerësoi opozitën e ligjvënësve.

'Kishte momente kur isha ulur këtu dhe mendoja se do të kisha dashur Brexit të ndodhë, do të doja që t’ia kishim dalur ta menaxhojmë atë proces', deklaroi May.

Theresa May u detyrua të dorëhiqet nga udhëheqja e Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht nga detyra e kryeministres pasi ligjvënësit britanikë kundërshtuan në masë çdo marrëveshje për modalitetet e daljes së vendit nga BE-ja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034165143966675
array(1) { ["section"]=> string(81) "kryeministrja-britanike-may-po-largohem-nga-detyra-krenare-dhe-e-zhgenjyer-172018" }