Kryeministrja britanike ndër të parat që uron Trump: Do punojmë bashkë për sigurinë e prosperitetin

Publikuar tek: bota, më 11:58 09-11-2016 Kryeministrja britanike ndër të parat që uron Trump: Do punojmë bashkë për sigurinë e prosperitetin Foto ilustruese

Kryeministrja Britanike Theresa May është ndër të parat që ka uruar Donald Trampin si presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Downing Street 10. 

“Dua të uroj Donald Trump në zgjedhjen e tij si presidenti i ardhshëm i SHBA, duke ndjekur një fushatë me një luftë të vështirë.

Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe speciale, të bazuar në vlerat e lirisë, demokracisë dhe iniciativës. Ne jemi, dhe do të vazhdojmë të jemi, partner të fortë dhe të ngushtë në tregjet, sigurinë dhe mbrojtjen.

Do të punojmë me presidentin e zgjedhur Donald Trump, për të ndërtuar këto lidhje, për të siguruar sigurinë dhe prosperitetin e kombeve tona në vitet në vazhdim” thuhet në deklaratën e kryeministres britanike Theresa May, raporton newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19259595870972
array(1) { ["section"]=> string(104) "kryeministrja-britanike-nder-te-parat-qe-uron-trump-do-punojme-bashke-per-sigurine-e-prosperitetin-58938" }