Kryeministrja britanike takon liderat e Ballkanit, këtë herë Rama nuk i del para kujt... (MESAZHI I THERESA MAY)

Publikuar tek: politike, më 13:59 28-02-2018 Kryeministrja britanike takon liderat e Ballkanit, këtë herë Rama nuk i del para kujt... (MESAZHI I THERESA MAY)

Në Londër, kryeministrja britanike Theresa May ka pritur në një takim të posaçëm liderët e Ballkanit Perëndimor.

Këtë herë, ndryshe nga fotot e tjera zyrtare ku kryeministri Edi Rama është shfaqur gjithnjë në qendër e më në avancë, duke i zënë pamjen edhe ndonjë kolegu tjetër, ka zgjedhur të kalojë në reshtin e dytë. Por sigurisht sërish ka rënë në sy, për shkak të gjatësisë së tij që e dallon dukshëm nga liderët e tjerë.

Sakaq, në fjalën e saj kryeministrja britanike tha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë potencial të jashtëzakonshëm.

“Njerëzit që janë këtu në këtë dhomë sonte që kanë një rol vendimtar në shfrytëzimin e këtij potenciali. Duke vendosur qeverisjen, sundimin e ligjit dhe institucionet për të mbështetur prosperitetin dhe duke ndërtuar marrëdhënie midis vendeve tuaja që formojnë një të ardhme premtuese për të gjithë.

Ne do t’ju mbështesim. Sfidat tuaja janë sfidat tona. Siguria evropiane, krimi i rëndë dhe i organizuar, migrimi ilegal, terrorizmi dhe ekstremizmi; këto janë të gjitha kërcënimet që shkojnë përtej kufijve. Kështu që unë dua të thelloj më tej partneritetin tonë të sigurisë për t'i adresuar këto kërcënime të përbashkëta.

Ne do të vazhdojmë punën e mirë të filluar nga Samitet e mëparshme, duke ndërmarrë iniciativa kundër korrupsionit, krimit të rëndë dhe të organizuar, dhe çështje të tjera që pengojnë investimet dhe rritjen ekonomike.

Unë pres që të punoj me ju për të formuar një të ardhme pozitive, produktive dhe të begatë për Ballkanin Perëndimor, për Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithë Evropën”, tha Theresa May.

Krerët e Qeverive që morën pjesë ishin:

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Denis Zvizdic, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë

Dushko Markoviç, Kryeministër i Malit të Zi

Ana Brnabiç, kryeministër i Serbisë

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013528108596802
array(1) { ["section"]=> string(113) "kryeministrja-britanike-takon-liderat-e-ballkanit-kete-here-rama-nuk-i-del-para-kujt-mesazhi-i-theresa-may-111753" }