Kryeministrja e Serbisë: Nuk pres shumë nga Albin Kurti

Publikuar tek: rajon, më 10:10 14-10-2019 Kryeministrja e Serbisë: Nuk pres shumë nga Albin Kurti

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka dhënë detaje nga takimi i saj me të dërguarin special të presidentit amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell.

Bërnabiç nuk ka dashur ta komentojë përmbajtjen e bisedës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me të dërguarin special të presidentit amerikan, Richard Grenell.

Por, ajo ka thënë se është e njohur me përmbajtjen e saj dhe theksoi se takimi me Grenellin ka qenë i mirë dhe i përqendruar tek zhvillimi ekonomik.

Ndërkaq, Bërnabiç duke komentuar rastin e ndërprerjes së numërimit të votave nga Serbia pas rastit me zarfet që shkaktuan alergji ka thënë se kjo është “përpjekje që serbët e tyre t`i fusin në qeverinë e re të Prishtinës”.

“Kam frikë se nuk i intereson sesi votuan serbët, dhe serbët që do të hynin në atë qeveri nuk u interesojnë. Bëhet fjalë për njerëzit të cilët kur deshën ta bënin Ushtrinë e Kosovës direkt e shkelën kushtetutën e tyre,” tha ajo.

Më tej kryeministrja serbe ka thënë se nuk ka pritje të mëdha pas paralajmërimit nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për shkeljen e marrëveshjes së CEFTA-s.

“Nuk kam pritje, por kam shpresë për vazhdimin e dialogut. Kjo do të ishte e mirë edhe për serbët edhe shqiptarët nga Kosova”, theksoi ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074090957641602
array(1) { ["section"]=> string(61) "kryeministrja-e-serbise-nuk-pres-shume-nga-albin-kurti-181968" }