Kryeministrja serbe Brnabiç: Nuk është zgjidhje e drejtë nëse Prishtina fiton gjithçka dhe ne i humbim të gjitha

Publikuar tek: rajon, më 23:50 17-08-2019 Kryeministrja serbe Brnabiç: Nuk është zgjidhje e drejtë nëse Prishtina fiton gjithçka dhe ne i humbim të gjitha Kryeministrja serbe Ana Brnbiç

Kryeministrja serbe Ana Brnbiç është shprehur se nuk është një zgjidhje e drejtë nëse Prishtina fiton gjithçka dhe Serbia i humb të gjitha, nisur nga ndërhyrjet ndërkombëtare për dialog mes dy vendeve.

Në një intervistë për Tanjug, Brnbiç ka thënë ndër të tjera se njohja e Kosovës brenda kufijve të saj aktual është një linjë e kuqe që Serbia nuk do të kalojë.

‘Serbia nuk do të lejojë që Prishtina të fitojë gjithçka ndërsa Beogradi të humbasë gjithçka. Në këtë pikë, ne duhet të shohim se sa mund të fitojmë duke humbur sa më pak dhe të jemi racional dhe realist për të. Por që Serbia të humbasë gjithçka dhe Prishtina të fitojë gjithçka, kjo nuk është e pranueshme, as nuk është një zgjidhje e drejtë’, ka thënë kryeministrja serbe Ana Brnabiç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070719718933105
array(1) { ["section"]=> string(118) "kryeministrja-serbe-brnabic-nuk-eshte-zgjidhje-e-drejte-nese-prishtina-fiton-gjithcka-dhe-ne-i-humbim-te-gjitha-175642" }