Kryeministrja serbe takon Merkel: Çështja e Kosovës është mospajtimi i vetëm që kemi me Gjermaninë

Publikuar tek: rajon, më 16:37 18-09-2019 Kryeministrja serbe takon Merkel: Çështja e Kosovës është mospajtimi i vetëm që kemi me Gjermaninë Ana Brnabiq - Angela Merkel

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka takuar sot në Berlin kancelaren gjermane Angela Merkel, ku kanë diskutuar edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Mediat kosovare raportojnë se Merkel ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë përpjekjet për vazhdimin e dialogut, ndërsa Brnabiq e ka cilësuar Kosovën si të vetmen çështje që e ndan nga Gjermania.

“Çështja e Kosovës është e vetmja pikë e mospajtimit. Por për ne Gjermania është partneri më i rëndësishëm, dhe sa më shumë që nuk pajtohemi, gjëja më e rëndësishme është që të flasim me Gjermaninë. T’i dëgjojmë qëndrimet, këshillat, dhe të prezantojmë pozicionin tonë, dhe të shohim nëse mund t’i afrojmë qëndrimet për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate”, ka thënë Brnabiq.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019911050796509
array(1) { ["section"]=> string(104) "kryeministrja-serbe-takon-merkel-ceshtja-e-kosoves-eshte-mospajtimi-i-vetem-qe-kemi-me-gjermanine-178905" }