Kryenegociatori Zef Mazi takime urgjente në Holandë, del RAPORTI: Numri i emigrantëve të paligjshëm po rritet, shqiptarët të parët

Publikuar tek: aktualitet, më 10:37 29-09-2020 Kryenegociatori Zef Mazi takime urgjente në Holandë, del RAPORTI: Numri i emigrantëve të paligjshëm po rritet, shqiptarët të parët FotoArkive: Kryenegociatori Zef Mazi

Autoritetet holandeze janë vënë “në alarm” pas rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm që po ndalohen nga Policia atje. Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga Eurostat, të parët për emigracion të paligjshëm në Holandë janë shqiptarët.

Ky raport por dhe indicje të tjera kanë bërë që kryenegociatori Zef Mazi të shkojë vetë në Holandë dhe të zhvillojë takime me deputetë të Parlamentit atje dhe zyrtarë nga Ministria e Jashtme. Mesa duket, Holanda është përsëri skeptike për t’i dhënë Shqipërisë “dritën jeshile” në rrugën drejt BE, raporton newsbomb.al.

Sipas De Telegraaf që citon raportin e Eurostat, në vitin 2019 në Holandë janë ndaluar 3,565 emigrantë të kombësive të ndryshme, një rritje me 30% krahasuar me vitin 2018. Numrin më të lartë të të ndaluarve e përbëjnë shqiptarët.

“Kjo kryesisht ka të bëjë me shqiptarët (660), marokenë (220) dhe brazilianët (195). Tre të katërtat e shtetasve të huaj që janë ndaluar janë burra. Pothuajse të gjithë janë në moshë. Emigrantët e huaj qëndrojnë ilegalisht në Holandë, për shembull pasi të kenë kaluar kufirin ilegalisht ose për shkak se kanë tejkaluar periudhën e qëndrimit të ligjshëm”, shkruan De Telegraaf.

Ndërkohë, sipas ekspertëve atje emigrantët e ndaluar janë vetëm maja e ajsbergut.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011977195739746
array(1) { ["section"]=> string(134) "kryenegociatori-zef-mazi-takime-urgjente-ne-holande-del-raporti-numri-i-emigranteve-te-paligjshem-po-rritet-shqiptaret-te-paret-222058" }