Policia e kryeqytetit ka nisur një procedim penal ndaj dy personave për arsye se dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale në publik në zonën e quajtur “Kthesa e Kamzës”.
Ngjarja është denoncuar nga kalimtarët, të cilët kanë lajmëruar policinë se në këtë zonë dy persona po kryenin vepra të turpshme në publik. Pas kësaj ngjarjeje, Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 18 vjeçarin me iniciale A.T., dhe shtetasen Rr.M., 64 vjeçe.