Kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani me koronavirus, tregon si u infektua

Publikuar tek: rajon, më 15:25 17-11-2020 Kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani me koronavirus, tregon si u infektua Vjosa Osmani

Kryetarja e Parlamentit njëkohësisht Presidentja në Detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani është infektuar me koronavirus.

Lajmin e bën me dije vetë ajo përmes një njoftimi në rrjete sociale. Osmani thotë se u testua dhe doli pozitive pasi kishte pasur kontakt me disa të afërm që më herët kishin rezultuar pozitivë.

Teksa bën apel për kujdes maksimal në këto ditë të vështira, Osmani thotë se dy javët e ardhshme do të qendrojë e vetëizoluar dhe do të punojë nga shtëpia.

Të nderuar qytetarë!

Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv.

Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike.

Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar.

Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ditë e zezë në Kosovë: Regjistrohet numri më i lartë i vdekjeve nga COVID, rastet e reja sërish në rritje (SHIFRAT)
»
Article Logic
Execution time: 0.012637138366699
array(1) { ["section"]=> string(83) "kryeparlamentarja-e-kosoves-vjosa-osmani-me-koronavirus-tregon-si-u-infektua-228072" }