Kryepeshkopi Anastas merr shtetësinë shqiptare, Meta dhuratë një ditë para Krishtlindjes

Publikuar tek: barometri, më 08:23 25-12-2017 Kryepeshkopi Anastas merr shtetësinë shqiptare, Meta dhuratë një ditë para Krishtlindjes

Në vigjilje të Krishlindjeve, presidenti Ilir Meta i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare kreut të ortodoksisë në vendin tonë, Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Kryepeshkopi Janullatos qëndron në krye të Kishës Ortodokse prej 25 vitesh, periudhë që i ka shërbyer për të mësuar edhe gjuhën shqipe.

Janullatos vetëm një javë më parë ka deklaruar për mediat greke se pas largimit të tij, kryepeshkopi i ardhshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale në vendin tonë do të jetë shqiptar.

Kombësia greke e Janullatus është bërë shpesh herë objekt diskutimi në vendin tonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022942066192627
array(1) { ["section"]=> string(94) "kryepeshkopi-anastas-merr-shtetesine-shqiptare-meta-dhurate-nje-dite-para-krishtlindjes-104270" }