Kryepeshkopi Janullatos me temperaturë dhe ethe, po kurohet në shtëpinë e tij në Athinë

Publikuar tek: rajon, më 12:02 27-11-2020 Kryepeshkopi Janullatos me temperaturë dhe ethe, po kurohet në shtëpinë e tij në Athinë Kryepeshkopi Anastas Janullatos

Vështirësohet sërish gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos.

Vetëm pak ditë pasi doli nga spitali “Evangjelismos”, pasi kaloi koronavirusin, Janullatos ka patur sërish shqetësime shëndetësore.

91-vjeçari po kurohet në shtëpinë e tij në lagjen Psykiko të Athinës, pasi ka ethe dhe temperaturë 37 dhe disa vija, raporton newsbomb.al.

Janullatos u prek nga virusi Covid-19 në 11 nëntor dhe një avion ushtarak grek mbërriti në Tiranë për ta transportuar atë drejt Athinës. Ai qëndroi nën kujdesin e mjekëve për 11 ditë ndërsa doli nga spitali pasi u tha se arriti ta mposhtë virusin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediat kosovare shkruajnë se kryeministri ka dhënë dorëheqjen, reagon vetë Avdullah Hoti: E kam bërë të qartë, zgjidhje për Presidentin ose shkojmë në zgjedhje!
»
Article Logic
Execution time: 0.0098841190338135
array(1) { ["section"]=> string(93) "kryepeshkopi-janullatos-me-temperature-dhe-ethe-po-kurohet-ne-shtepine-e-tij-ne-athine-229307" }