Kryepolici i Tiranës, Hodaj autokritik në analizën vjetore: S’mjaftojnë sukseset, çfarë duhet të bëjmë më mirë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:57 19-01-2017 Kryepolici i Tiranës, Hodaj autokritik në analizën vjetore: S’mjaftojnë sukseset, çfarë duhet të bëjmë më mirë

Një analizë pune që evidentoi problematikat e qytetit të Tiranës, dhe me tone e nota kritike për mosrealizimet. Kështu mund të përkufizohet fjala e drejtorit të Policisë së Tiranës Ervin Hodaj në analizën vjetore të drejtorisë së Tiranës, që po zhvillohet në ambientet e Hotel Tirana.

“Kemi bërë shumë dhe kemi arritur objektivat. Por më duhet të them, se nuk mund të ndalemi vetëm te sukseset në këtë analizë tonën. Ajo cka duhet të bëjmë më mirë, në kuadër të parandalimit të krimit, në kuadër të policimit në komunitet dhe për të qenë sa më afër qytetarëve që na besojnë jetën, kërkon vëmendjen tonë maksimale” tha drejtori Hodaj gjatë analizës.

Shifrat dhe statistikat, të paraqitura në një monitor të madh, krahasuar me një vit më parë, duket se tërhoqën vëmendjen. Drejtori Hodaj, krahasimin e bënte sërish me veten, në vitin e dytë të të qenurit të tij si drejtor në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

“Më duhet të them se duhet të punojmë më fort me hetimet për tatim taksat, bashkëpunimin me task forcë dhe informalitetin. Nuk kemi qenë në nivelin e duhur.

Por duhet të pranojmë se sa I përket rregullit në territor, kemi arritur të penalizojmë e dokumentojmë 505 raste të ndërtimeve pa leje, 691 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, e llotarive të paligjshme, 41 raste. Kemi arritur gjatë këtij viti që parandalimin e krimit ta rrisim me tre përqind krahasuar me një vit më parë, por ende kemi shumë punë për të bërë” tha Hodaj.

Për drejtorin e policisë, reparti “Shqiponja” dhe brenda tij njësia special e krijuar “Shigjeta”, me motorrë të shpejtë që duke shmangur trafikun janë shumë afër vendit të ngjarjes, është një risi dhe sukses I policisë së Tiranës. Kjo sikurse tha Hodaj, falë mbështetjes dhe vizionit të ministrit të brendshëm, por edhe mbështetjes pa kushte të drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit.

“Kemi qenë të privilegjuar, por edhe e kemi justifikuar me punë. Dua të falenderoj Prefektin, bashkëpunimi ynë me prefekturën në të gjitha rastet, ka qenë jo vetëm i suksesshëm, por edhe i frytshëm” tha Hodaj në analizën vjetore të drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtori i Medresesë distancohet nga mësuesja e arrestuar, mohon se janë pro ISIS
Shpërthen bombola e gazit në Bulqizë, digjet banesa e kryplakut »
Article Logic
Execution time: 0.011552095413208
array(1) { ["section"]=> string(113) "kryepolici-i-tiranes-hodaj-autokritik-ne-analizen-vjetore-s-mjaftojne-sukseset-cfare-duhet-te-bejme-me-mire-66002" }