Kryeprokurori i Gjykatës Speciale të Hagës pretendonte burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin, i nisi letër gjyqtarit: Mund të arratiset dhe të kryejë krime të tjera

Publikuar tek: rajon, më 15:20 21-11-2020 Kryeprokurori i Gjykatës Speciale të Hagës pretendonte burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin, i nisi letër gjyqtarit: Mund të arratiset dhe të kryejë krime të tjera Hashim Thaci

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith, i ka dërguar një letër gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicola Guillou, ku shprehej se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.

Në letër thuhej se Thaçi mund të arratisej pasi aktakuza e pakonfirmuar ende ishte bërë publike, ndaj Thaçi do ta shfrytëzonte këtë mundësi për të mos u arrestuar.

Gjithashtu kryeprokurori pretendonte në letër se ish-presidenti i Kosovës mund të kryente edhe krime të tjera.

“Përderisa të dhëna të caktuara dhe të përgjithshme në lidhje me aktakuzën e dorëzuar dhe të pakonfirmuar janë publikuar, ndjenja nxitëse e z.Thaçi për t’u arratisur, për t’i penguar procedurat dhe për të kryer krime të mëtutjeshme do të rritet drastikisht posa ai të informohet për aktakuzën e konfirmuar dhe për hollësitë e akuzave të konfirmuara, të cilat mund të sjellin dënim me burgim të përjetshëm”, thuhet në dokumentin që Jack Smith ia ka dërguar gjyqtarit të Procedurës Paraprake.

letra.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova në zi, ndërron jetë nënë Qame, nëna e pesë bijve luftëtarë të UÇK-së, djali dhe vajza i ranë dëshmorë (HISTORIA)
REKORD I ZI në Kosovë, 19 viktima nga Covid dhe më shumë se 700 raste të reja »
Article Logic
Execution time: 0.010611057281494
array(1) { ["section"]=> string(170) "kryeprokurori-i-gjykates-speciale-te-hages-pretendonte-burgim-te-perjetshem-per-hashim-thacin-i-nisi-leter-gjyqtarit-mund-te-arratiset-dhe-te-kryeje-krime-te-tjera-228606" }