Kryeprokurori Adriatik Llalla u shpreh sot pas takimit në kuadër të zgjedhjeve lokale se të gjithë kandidatët për të cilët ka dyshime apo ka kallëzim, Prokuroria ka vijuar dhe do të vijojë hetimet.
“Për të gjitha rastet që ka kallëzim Prokuroria i ka në proces verifikimi dhe normalisht do të hetohen. Për të gjitha rastet e bëra publike dhe që ka dyshime të arsyeshme se individë mund të jenë përfshirë në veprimtari kriminale, Prokuroria ka vijuar dhe do të vijojë të hetojë të gjitha rastet me precedencë”, tha kryeprokurori Llalla në një prononcim të shkurtër për media.