Kryesia e OSBE/ Cakaj takon përfaqësuesin e lartë të BE, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën   

Publikuar tek: aktualitet, më 19:40 06-12-2019 Kryesia e OSBE/ Cakaj takon përfaqësuesin e lartë të BE, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën    Ministri i Jashtem Cakaj gjate takim me perfaqesuesin e larte te politikes se jashtme te BE, Josep Borell

Pas marrjes së kryesisë së OSBE-së ditën e sotme, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka takuar edhe përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borell.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Cakaj ka bërë me dije se gjatë takimit me përfaqësuesin e lartë për politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borell, diskutuan për rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ndër të tjera Cakaj theksoi se me Borell u diskutua edhe rëndësia e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor si dhe domosdoshmërinë e hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.

Postimi i plotë:

Në Bratislavë zhvilluam edhe një takim me përfaqësuesin e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell!

Në takim diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë sa më parë! Po ashtu, biseduam hollësisht mbi prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së dhe veprimet e përbashkëta në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë në Evropë!

Theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme për liberalizimin e vizave me Republikën e Kosovës një orë e më parë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075900554656982
array(1) { ["section"]=> string(103) "kryesia-e-osbe-cakaj-takon-perfaqesuesin-e-larte-te-be-kerkon-liberalizimin-e-vizave-per-kosoven-188631" }