Tritan Shehu është kandidati i pari në listën e PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit.
Ditën e djeshme nga Athina ai ka postuar një foto me ish-ministrin e dënuar për shpërdorim detyre, Spiro Ksera.
Ksera ka pak muaj që është liruar nga burgu, për abuzim me fondet gjatë kohës që mbante postin e ministrit.
Të dy demokratët, kanë bërë një foto në varrimin e ish kryeministrit grek Konstantinos Mitsotakis, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 99- vjeçare.