Kryespiuni gjerman ngre alarmin: Kujdes nga Kina, do dominojë Botën

Publikuar tek: bota, më 23:58 26-10-2020 Kryespiuni gjerman ngre alarmin: Kujdes nga Kina, do dominojë Botën

Ish kreu i Agjencisë së Shërbimit Inteligjent të Gjermanisë, Gerhard Schindler paralajmëroi shtetet e Botës dhe Europës se në të ardhmen, Kina do të dominojë botën.  

Në një intervistë për ‘The Times’, Schindler i tërhoqi vëmendjen Gjermanisë, duke i kërkuar që të mos-përdor rrjetin 5G të kompanisë kineze, Huaëei.

Gjithashtu, ai paralajmëroi se qasja liberale e kryeministres, Angela Merkel ndaj krizës së emigrantëve e ka lënë vendin e tij në një rezervuar të madh myslimanësh të rinj, që mund të preken lehtë nga dhuna dhe ideologjia xhihadiste e për këtë duhet të merren masa sa më shpejt.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë disa herë thirrje ndaj partnerëve europianë që të marrin masa ndaj teknologjive kineze, por Gjermania nuk ka vepruar deri tani.

Tregtia mes dy shteteve kap një vlerë rreth 206 miliardë euro, çka e bën Kinën partnerin më të fortë tregtar të Gjermanisë. Sidoqoftë, Schindler tha se Gjermania duhet të përpiqet të bëhet më pak e varur ekonomikisht nga Kina.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Covid-19 komplikacione dhe te fëmijët, 4-vjeçari në koma për gjashtë ditë
‘Grupet e krimit të organizuar duan të më vrasin’, kryebashkiakja e kryeqytetit europian bën deklaratën tronditëse »
Article Logic
Execution time: 0.0092730522155762
array(1) { ["section"]=> string(72) "kryespiuni-gjerman-ngre-alarmin-kujdes-nga-kina-do-dominoje-boten-225294" }