Kryetari i Bashkisë Lezhë analizon shqiptarët: Me gotë rakie dhe me barkun te goja nga mbipesha ankohen se s'kanë për të ngrënë, ama kur i kërkon...

Publikuar tek: politike, më 13:29 05-07-2020 Kryetari i Bashkisë Lezhë analizon shqiptarët: Me gotë rakie dhe me barkun te goja nga mbipesha ankohen se s'kanë për të ngrënë, ama kur i kërkon... Pjerin Ndreu

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu me anë të një statusi në profilin e tij ne facebook ka folur për paradoksin që karakterizon shqiptarët sipas tij.

Sipas tij, shqiptarët janë njerëz që ankohen se s'ka punë dhe për apsojë po vdesin për bukë, por nëse kërkon punëtorë, nuk gjen.

Ndreu shprehet se ka edhe nga ata që thonë do vij në punë vetëm për të marrë rrogën, ose nga ata që thonë që do vijnë e do ikin kur të duan, ndërsa po u gjete punë në privat ndihen të ofenduar.

E në fund sipas kreut të Bashkisë së Lezhës janë ata që me gotën e rakisë përpara dhe barkun deri te goja nga mbipesha ankohen se po vdesin për të ngrënë.

"Nese doni njerez qe bertasin se skane pune dhe per pasoje po vdesin per buke, i ke me shumice. Ama nese kerkon punetor per pune nuk gjen. Vij thote por me marre rrogen, jo me dale ne pune, ose ne nje pune qe dal kur te dua e ik kur te dua. Se mos gabon e i gjen pune ne privat se e merr per fyerje te rende ! Dhe pastaj te gjithe qahen se po vdesin per te ngrene me gote rakije perpara dhe me barkun te goja nga mbipesha", shkruan Pjerin Ndreu, në analizën e tij sa sarkastike aq edhe realiste.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098710060119629
array(1) { ["section"]=> string(150) "kryetari-i-bashkise-lezhe-analizon-shqiptaret-me-gote-rakie-dhe-me-barkun-te-goja-nga-mbipesha-ankohen-se-s-kane-per-te-ngrene-ama-kur-i-kerkon-212896" }