Ndiqet penalisht kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili. Kryetari i kësaj bashkie, njëkohësisht edhe kandidat I djathtë në zgjedhjet që do të zhvillohen pas rreth një jave, po procedohet penalisht për dhënien e lekëve në këmbim të votës.
Porkuroria ka nis procedimin penal pas të dhënave të para të ofrimit të parave për zgjedhësit e Vorës në zyrat e kompanisë së tij ‘’Agroblend’’, kompani që është përfolur së fundmi edhe për miellin me aflatoksinë që ka patur por njëkohësisht nga zyrat e së cilës ka dalë edhe mielli ‘’për promovim’’, për të cilin ka shkruar edhe Neësbomb.al.
Prokuroria është duke hetuar rreth çështjes.
“Më datë 12.06.2015, filloi procedimi penal në gjëndje të lire ndaj shtetasit F.I, 50 vjeç, banues nëTiranë, me detyrë kryetar i Bashkisë Vorë, sepse në zyrën e firmës “Agron Blend” Vorë, u ka dhënë nga 10.000 lekë shtetasve B.S, 45 vjeç, banues në Vorë dhe Sh.B, 49 vjeç, me qëllim blerjen e votes në zgjedhjet vendore të datës 21.06.2015. (Neni 238 iK.Penal)", njofton policia