Kryetari i Komunës shqiptare ngre alarmin: Do përballemi me një krizë shëndetësore nga Covid-19

Publikuar tek: rajon, më 20:18 26-10-2020 Kryetari i Komunës shqiptare ngre alarmin: Do përballemi me një krizë shëndetësore nga Covid-19 Foto-Ilustruese

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se në bazë të rritjes së rasteve me Covid-19, pas shtatë apo dhjetë ditësh, Kosovë do të përballet me një krizë shëndetësore.  

Pretendimin e ka bërë të ditur në rrjetin social “Twitter”, me Ahmeti që ka shkruar se bazuar në lidhshmërinë e Kosovës me Maqedoninë e Veriut dhe vendet tjera të regjionit në të cilat ka nisur vala e dytë e koronavirusit, kjo mund të ndodhë shpejt edhe në vendin tonë.

“205 KS – 111 Pr.  Maqedoni me 600 ne ditë e shtetet e regjionit me valë të re.  Duke marr parasysh lidhshmërinë tonë me këto shtete kriza na pret edhe 7-10 ditë.  Kujdes me maska ju lutem!”, ka shkruar Ahmeti. 

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 205 raste të reja me koronavirus, kanë vdekur 3 persona, ndërkaq janë shëruar 62.

Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 18 mijë e 148, nga gjithsej 88 mijë e 90 mostra të testuara që nga fillimi i shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë.

Prishtina po vazhdon të ketë më së shumti raste pozitive me koronavirus. Vetëm sot në kryeqytet janë konfirmuar 111 raste të reja.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Bllokimi i 1.2 ton kanabis me vlerë 6 mln euro’, flet shqiptari i arrestuar: I dija cigare. Kur e kuptova... (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.0091390609741211
array(1) { ["section"]=> string(101) "kryetari-i-komunes-shqiptare-ngre-alarmin-do-perballemi-me-nje-krize-shendetesore-nga-covid-19-225263" }