Kryetari i PS qëllon me kallashnikov komshiun, reagon ashpër ish-kryeministri: Fatkeqësi të kesh një socialist...

Publikuar tek: politike, më 17:15 25-02-2018 Kryetari i PS qëllon me kallashnikov komshiun, reagon ashpër ish-kryeministri: Fatkeqësi të kesh një socialist...

Kryetari i degës së Partisë Socialiste në Kelmend qëlloi me kallashnikov komshiun e tij.

Kjo ngjarje solli reagime të shumta edhe në radhët e politikanëve. Ish-kryeministri Sali Berisha e quan fatkeqësi të kesh një pushtetar socialist komshi, dhe lidh ngjarjen me pushtetin aktual, duke e bërë dhe përgjegjës.

Sipas policisë, Vesel Vuçinaj dhe Mark Zef Cakaj (personi që u qëllua), kanë qenë të përfshirë edhe më herët në një konflikt për motive të dobëta. Por, mëngjesin e sotëm, kreu i PS-së në Kelmend qëlloi me kallash drejt shtëpisë së Cakajt duke e qëlluar atë në shpatull. 51-vjeçari aktualisht është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori 49-vjeçar u kap nga forcat speciale menjëherë pas ngjarjes. 

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha:

Pushteti socialist pushtet krimi!

Kryetari i PS se Koplikut bresheri kallashnikovi mbi komshiun e tij. 
Eshte fatkeqesi te kesh nje pushtetar socialist komshi!

92% e krimeve, vrasjeve, grabitjeve qe kryhen ne Shqiperi, sipas nje burimi te besueshem jane me lidhje direkte apo te terthorta me pushtetin socialist! sb

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010648965835571
array(1) { ["section"]=> string(115) "kryetari-i-ps-qellon-me-kallashnikov-komshiun-reagon-ashper-ish-kryeministri-fatkeqesi-te-kesh-nje-socialist-111426" }