Kryetarja e PS për Tiranën nxjerr FOTOT nga LART: Shqiptarët e bojkotuan dhe sot opozitën, shikoni sa kanë dalë në shesh

Publikuar tek: politike, më 14:33 27-01-2018 Kryetarja e PS për Tiranën nxjerr FOTOT nga LART: Shqiptarët e bojkotuan dhe sot opozitën, shikoni sa kanë dalë në shesh

Kryetarja e PS së Tiranës Blerina Gjylameti thotë se shqiptarët e braktisën edhe sot opozitën, ashtu sikurse bënë në 25 qershorin e vitit të kaluar me zgjedhjet.

Gjylameti publikon dy foto (pamje me dron) të protestës së sotme dhe protestës së 18 shkurtit të vitit te kaluar duke dashur të tregojë edhe për njerëzit pjesmarrës në të dy protestat.

Postimi i Gjylametit:

Edhe sot, shqiptarët e lanë në baltë opozitën e bashkuar. Nuk u mjaftoi shuplaka e dhënë në zgjedhjet e 25 qershorit, por donin të provonin edhe këtë sot.

Shqiptarët i braktisën edhe sot, në luftën e tyre për pushtet, ata që kanë frikë Reformën në Drejtësi, ata që i vodhën për 8 vjet rresht, që i shkrumbuan në Gërdec , që i vranë në 21 janar, që shitën detin, që kauzë të vetme kanë hallin e parave të vjehrrit, që qajnë përnatë tepsinë e paratë e ofiqarëve të tyre.

Edhe sot, të nderuar opozitarë, treguat se nuk jeni alternativë qeverisëse!

Gjithmonë e më shumë të bindur në angazhimin tonë për të ndërtuar #ShqipërinëQëDuam , #ShqipërinëEuropiane

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011749029159546
array(1) { ["section"]=> string(125) "kryetarja-e-ps-per-tiranen-nxjerr-fotot-nga-lart-shqiptaret-e-bojkotuan-dhe-sot-opoziten-shikoni-sa-kane-dale-ne-shesh-108141" }