Ditën e sotme kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zhvilluar një konferencë me kryetaren e senatit të Holandës, Ankie Broekeres Knol.
Knol u shpreh e bindur se Shqipëria i përket Europës. Ajo tha se Shqipëria në këto 12 muaj duhet të plotësojë kushtet në mënyrë që në qershor të 2019 të hapë kapitujt e negociatave me BE.
“Jam e bindur që deri qershorn e 2019 ju do i keni përmbushur të gjitha detyrimet tuaj për të hapur negociatat dhe për tu bërë anëtare e Unionit Europian. Edhe pse do të jetë një vit shumë i vështirë, është mundësi e madhe që Shqipëria të punojë fort që vitin tjetër askush të mos ankohet.
Si kryetare e senatit holandz jam e impresionuar nga e gjithë puna që ka bërë Shqipëria deri tani. Sidomos do të veçoja punën e bëre me reformën në drejtësi me procesin e vettingut që është proces unik. Mendoj që Shqipëria ka bërë punë shumë të mirë në këtë drejtim.
Jam e bindur që duke filluar nga tani për Shqipëerinë do të thotë permbushje e gjithë detyrimeve që ju të hapni kapitullin e negociatave për tu bëre pjesë e BE. Të gjithë i përkasim Europës, ne përqafojmë njëri tjeterin. Këtë e bëjmë të gjithë për të ardhem tonë të përbashkët për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Unë mezi po pres të kem takime të ndryshme gjatë këtyre 2 ditëve. Jam e sigurt që do të kthehem në Hollandë me përshtypje shumë të mira”, u shpreh gjatë fjalës së saj Knol.