KRYEVEPRA BOTËRORE në Dubai, ky është SHATËRVANI më i madh në botë (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 20:43 24-10-2020 KRYEVEPRA BOTËRORE në Dubai, ky është SHATËRVANI më i madh në botë (VIDEO) Shatervani ne Dubai

Në Dubai u përurua shatërvani më i madh në botë, ku qindra njerëz morën pjesë në shfaqjen e madhe që u shoqërua me fishekzjarre shumëngjyrëshe.

Vizitorët ishin të pajisur me maska mbrojtëse, duke respektuar rregullat e autoriteteve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Shatërvani ka një sipërfaqe prej 7327 metra katrorë dhe është i ndriçuar me 3000 drita LED dhe 7500 gypa që hedhin ujë deri në 105 metër lartësi.

“Palm Fountain” ndodhet në qendrën tregtare “The Pointe” në një ishull artificial në formën e një palme.

Kryevepra e fundit e Emirateve ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si shatërvani më i madh në botë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parashikimi i shkencëtarëve, çfarë do të ndodhë pas pandemisë COVID-19
Shpërthen anija cisternë në Rusi, tre persona të zhdukur »
Article Logic
Execution time: 0.011228084564209
array(1) { ["section"]=> string(78) "kryevepra-boterore-ne-dubai-ky-eshte-shatervani-me-i-madh-ne-bote-video-225037" }