Kryhet me sukses transplanti i parë i kokës, pretendon shkencëtari kontrovers

Publikuar tek: bota, më 16:39 17-11-2017 Kryhet me sukses transplanti i parë i kokës, pretendon shkencëtari kontrovers

Transplanti i parë i kokës raportohet të jetë kryer në një trup të pajetë gjatë një operacioni 18 orë të gjatë në një klinikë në Kinë.

Operacioni është kryer nga Profesori italian Sergio Canavero, i cili më parë ka pretenduar se ka kryer transplantin e kokës te një majmun, por që nuk jetoi më shumë se 20 orë dhe kurrë nuk u përmend.

Megjithatë Canavero thotë se këtë herë ka arritur që me sukses të lidhë shtyllën kurrizore nervat dhe enët e gjakut, raporton Newsbomb.al.

“Transplanti i parë i kokës në një kufomë u krye me sukses. Hapi tjetër është transplanti në një pacient në vdekje klinike”, u shpreh Canavero gjatë një konference për shtyp.

Megjithatë shumë skeptikë besonë se ky nuk mund të quhet transplant i suksesshëm për sa kohë rezultatet te “pacientët” e vdekur nuk u panë. Skeptikët besojnë se një transplant i tillë është shumë larg realitetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trondit përkthyesja me deklaratën: Presidenti Bush më ngacmoi seksualisht
Avioni përplaset me helikopterin në ajër, dyshohet për 3 të vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.011620044708252
array(1) { ["section"]=> string(82) "kryhet-me-sukses-transplanti-i-pare-i-kokes-pretendon-shkencetari-kontrovers-99937" }