Kryhet operacioni i parë i specializuar pas shumë vitesh në Korçë, Shehu: Sikur u shkua në Mars

Publikuar tek: politike, më 16:01 18-01-2018 Kryhet operacioni i parë i specializuar pas shumë vitesh në Korçë, Shehu: Sikur u shkua në Mars

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ka reaguar pas statusit të kryeministrit Rama për operacionin kirurgjikal të specializuar në Korçë, për herë të parë pas shumë vitesh. 

Deputeti i PD-së, u shpreh se shumica e games kirurgjikale, nuk realizohen më në Korçë apo në shumicën e qyteteve të tjera sepse ka mungesë të mjekëve dhe mangësi objektive.

“Z.Rama deklaron sikur sot u shkua në Mars(në hënë ka kohë që është arritur)”- ka shtuar më tej Shehu.

Statusi i plotë:

PER TE QESHUR EDHE PER TE QARE!!! Z.Rama deklaron sikur sot u shkua ne Mars (ne Hene ka kohe qe eshte arritur)! Ai po brohoret per faktin se aktualisht ne Korce po operohet, pas disa vitesh pauze, nje strume e gjendres tiroide nga koleget e mi te shquar, kirurgu Celiku e anestezisti Ohri. Une dua ta informoj Z.Rama qe ne Korce e ne te gjithe vendin, nderhyrjet kirurgjikale te tiroides e shume te tjera, jane kryer prej shume e shume vite me pare. Nqs ato e shumica e games kirurgjikale, nuk realizohen me ne Korce apo ne shumicen e spitaleve te tjere te Shqiperise ne kete periudhe te fundit, kjo nuk vjen nga pa aftesia e kirurgeve apo reanimatoreve lokale, por nga mungesa fizike e tyre (mjeku tashme eshte nje specie ne zhdukje), si dhe nga mangesite objektive. Vajtja nga Tirana e drejtuesve te sherbimeve kombetare aty e realizimi i nje apo disa nderhyrjeve te tilla, nuk zgjidh problemin thelbesor, Varferine Afrikane te sistemit tone shendetesor , numrin katastrofik te ulet te mjekeve ne pergjithesi e specialisteve ne vecanti, mungesen e mundesive reale per zhvillim. Po me tej, me kthimin e kolegeve ne Tirane, ku drejtojne sherbimet universitare, cdo te ndodhe ne Korce e kudo?! Detyra e Kryeministrit te nje vendi europian nuk eshte te brohorase realizimin sporadik te dickaje rutine per kirurgjine (sikur te ishim ne mes te Sahares), por te prezantoje e implementoje strategji e politika te qarta financiare, menaxheriale e zhvilluese, gje qe asnje here nuk e ka bere. Dhe kjo mundesisht mbasi te sqaroje opinionin se pse shendetesia jone eshte katandisur ne kete gjendje tragjike dhe se ne cfare skute mund ta gjejme te strukur "Shendetesine Falas" tashme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011445999145508
array(1) { ["section"]=> string(100) "kryhet-operacioni-i-pare-i-specializuar-pas-shume-vitesh-ne-korce-shehu-sikur-u-shkua-ne-mars-107026" }