Kryqi çudibërës i Kishës 1500-vjeçare të Labovës, Mira Meksi: Është marrë nga e bija e Enver Hoxhës

Publikuar tek: kulture-art, më 21:09 12-02-2020 Kryqi çudibërës i Kishës 1500-vjeçare të Labovës, Mira Meksi: Është marrë nga e bija e Enver Hoxhës Mira Meksi

 Mira Meksin, e ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, ka rrëfyer detaje për librin e saj më të fundit, “Diktatori në kryq”.

Shkrimtarja sjell anët e errëta dhe pikat e dobëta të diktatorit Enver Hoxha në romanin e ri. Diktatori dhe kryqi janë dy anët të kundërta të medaljes, por Meksi me këtë titull ka ndarë edhe linjat e romanit.

“Mua gjithmonë më ka pëlqyer të futem në botën e brendshme të njerëzve shumë të fuqishëm. Kur njoha këtë histori, nga një kronikë televizive në fakt se nuk e dija ekzistencën, dija diçka për ekzistencën e kishës, por jo çfarë ishte ajo. Kur shkova dhe pashë gjithë këto, atëherë mendova, aq më tepër lidhja, ky kryq është marrë nga e bija e Enver Hoxhës. Menjëherë u bë lidhja në fantazinë e shkrimtarit, kjo është ideja fillestare dhe duke u kapur mbas kësaj ideje fillestare, le të themi kam punuar siç bëhet në të tilla raste. Autori trillëzon, i kthen në trill, i kthen në roman, në vepër artistike ngjarjet historike. Është Enver Hoxha, por nuk është vetëm Enver Hoxha, janë gjithë diktatorët e Pasluftës së Ftohtë, diktatorët e kuq le të thuash, të cilët përveç karakteristikave të përbashkëta, patën edhe diçka shumë “interesante”. Se këta njerëz akaparuan arin, u bënë dhe shkrimtarë, këta shkruan edhe vepra, jo vetëm shkruan, por edhe imponuan, bënë vepra dhe metoda”.

Më tej, ajo rrëfen se ky roman është frymëzuar nga historia e vërtetë e Kryqit të Labovës. Me një moshë më shumë se 15-shekullore, Kisha e Labovës së Kryqit vlerësohet si një prej monumenteve më të rralla historike, fetare e kulturore të Shqipërisë. Ajo njihet si një prej 40 kishave të para, të ndërtuara në gjithë botën.

Disa copa druri nga ky kryq u shpërndanë, një prej tyre mendohet se gjendej në kryqin e Kishës së Labovës.

Kur në vitin 1967, u shkatërruan të gjitha kultet fetare, ky kryq u fsheh dhe u ruajt. Ai u vodh në vitin 1989 dhe asnjëherë nuk u gjet, pavarësisht kërkimeve nga ana e banorëve apo apeleve të shumta për rikthimin e tij në kishën e Shën Mërisë në fshatin Labovë e Kryqit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana feston 100 vjetorin, 'Petro Ninsat' të 60-in: Punimet artistike, veshjet popullore dhe gatimet tradicionale ‘pushtojnë’ gjimnazin (FOTO)
»
Article Logic
Execution time: 0.0087718963623047
array(1) { ["section"]=> string(104) "kryqi-cudiberes-i-kishes-1500-vjecare-te-laboves-mira-meksi-eshte-marre-nga-e-bija-e-enver-hoxhes-194999" }