‘’Kryqi i Kuq’’ jep alarmin, rreth 1 milion njerëz do zhvendosen nga Iraku

Publikuar tek: bota, më 13:38 29-07-2016 ‘’Kryqi i Kuq’’ jep alarmin, rreth 1 milion njerëz do zhvendosen nga Iraku

Deri në milion njerëz mund të detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre në Irak në javët apo muajt e ardhshëm si rezultat i luftimeve intensive për të rimarrë qytetin e Mosulit nga Shteti Islamik, tha Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (ICRC).

ICRC-ja po kërkon 17.1 milionë franga zvicerane për programin e saj në Irak.

"Situata është e paparashikueshme, por ne duhet të përgatitemi për më të keqen. Ka gjasa që lufta do të intensifikohet, sidomos në zonën e Mosulit. Qindra mijëra njerëz mund të lëvizin në javët dhe muajt e ardhshëm për të kërkuar strehim dhe ndihmë ", tha Robert Mardini, drejtor ICRC-së për Lindjen e Mesme dhe të Afërt pas kthimit të tij nga Iraku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02557897567749
array(1) { ["section"]=> string(75) "kryqi-i-kuq-jep-alarmin-rreth-1-milion-njerez-do-zhvendosen-nga-iraku-48100" }