Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Adem Oruçi.
Oruçi, 26 vjeç, ka qëlluar me sende të forta shtetasin Besnik Sadiku. 26-vjeçari ka qëlluar me levë mbi Sadikun duke i thyer këmbën.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja por policia bën me dije se Sadiku është jashtë rrezikut për jetën dhe i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore.
Mbi shtetasin Adem Oruçi, tashmë rëndon akuza e “plagosjes me dashje.”
Detaje të tjera nga policia pritet të zbardhin të plotë ngjarjen.